Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të 4 marsit në Prishtinë. Policia në raportin 24 orësh njofton se në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

‘Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button