61 vjeçari e dorëzoi në polici një kuletë me para dhe dokumente të humbura
Policia sot ka informuar se dje një 61 vjeçar në Ferizaj ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente të humbura, të cilën e ka dorëzuar në polici.
”Me datën 03.10.2021 rreth orës 13:00 një qyetatar nga Ferizaj Shyqeri Hamidi, i moshës 61 vjecar, i pa punë, tek nënkalimi në rrugën ”Ahmet Kaçiku”, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura”, ka informuar policia.
Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares, Ditika Zymberit i janë kthehyer paratë 47.00 € dhe dokumentet e saj.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin, Shyqeri Hamidi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./21Media