618 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave antiCovid

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 618 personave i është shqiptuar gjobë për mosrespektim të masave antiCovid.
Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 1119 tiketa trafiku.
Ndërkaq, janë regjistruar 30 aksidente trafiku, 13 prej të cilave me të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.
Po ashtu, janë arrestuar 19 persona dhe 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button