U nis për Zvicër me pasaportë që dyshohet se s’ishte e tij, ndalohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit të pasagjerëve të një autobusit të udhëtimit në pikën kufitare, Dheu i Bardhë, ka hasur në një person që ishte duke udhëtuar me një pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij.
Siç njofton Policia, i njëjti ishte duke udhëtuar nga Kosova për në Zvicër.
Rasti është raportuar dje rreth orës 08:15.
Me urdhër të prokurorit pasaporta është konfiskuar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button