64 pacientë me COVID-19 në trajtim intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin ditor të pacientëve me COVID-19. Sipas këtij raporti, 1043 pacientë po trajtohen në klinika dhe spitale.
64 pacientë janë duke marrë trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikat COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 377 pacientë, 38 më pak se ditën e kaluar. Nga numri i tyre, 372 të konfirmuar me COVID-19, 328 me okisgjenoterapi, njoftoi Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Bëhet e ditur se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 666 pacientë, 31 më pak se një ditë më parë. Prej numrit të përgjithshëm, 553 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 534 me oksigjenoterapi.
Aktualisht në Kosovë janë 20 mijë e 652 raste aktive me COVID-19./21Media 
Back to top button