Milot Rashica shpallet lojtari i muajit gusht
Sulmuesi kosovar, Milot Rashica është shpallur lojtari më i mirë i muajit gusht te skuadra angleze, Norwich City.
Gjatë këtij afati kalimtar veror të transferimeve, Rashica ndërroi skuadrën, duke u transferuar nga Werder Bremeni tek Norwich.
Pavarësisht se skuadra e tij ende nuk di për fitore, ku në tre xhirot e para të këtij sezoni ka regjistruar tre humbje, Rashica ishte më i miri me paraqitje tek skuadra e Norwich.
Gjatë muajit gusht, në tre ndeshje ai regjistroi 34 duele të fituara, 40 prekje të topit për ndeshje, 14 rikthime të topit dhe 47 pasime të suksesshme.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?