65 sulme në Kharkiv vetëm të hënën, 600 ndërtesa u shkatërruan që nga fillimi i luftës

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pas sulmeve të shumta që goditën qytetin Kharkiv të hënën.
Sipas të dhënave, Kharkiv është është goditur nga sulmet e forcave ruse 65 herë, nga të cilat 600 ndërtesa janë shkatërruar që nga fillimi i luftës.
“Njerëzit humbën shtëpitë e tyre. 50 shkolla dhe një numër institucionësh mjekësore u bombarduan”, tha Oleh Syniehubov.
Sipas autoriteteve, situata në Kharkiv nuk është hiç më e mirë se në Mariupol.
“Njerëzit ndosha i shpëtuan bombardimeve, por po vdesin në mungesë të ilaçeve”, thuhej tutje./21Media

Back to top button