Kaloni te përmbajtja kryesore

650 mijë vaksina do të vijnë në fillim të shtatorit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në fillim të muajit shtator pritet të vijnë edhe 650 mijë vaksina anti-COVID.
Bislimi përmes ”Facebook”-ut ka bërë të ditur se të hënën do të mabhet një takim me ministrin Vitia dhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë ku si rezultat Gjermania do i sjellë 150.000 vaksina.
Ndërsa, Kosova do ta pranoj edhe 500,000 vaksina nga COVAX si rezultat i donacionit të presidentit Joe Biden.
Këto vaksinat pritet të mbërrijnë më 6 shtator.
Bislimi tutje ka shkruar se ministri Vitia është sulmuar vazhdimisht për pozitën si ministër.
”Beni është sulmuar, po sulmohet dhe do të sulmohet me paturpësi jo vetëm pse është kandidat për Prishtinën (dhe për fakt se opozitën e ka kap tmerri që për herë të parë në dy dekada, një subjekt politik do udhëheqë si me Qeverinë Qëndrore ashtu edhe me Kryeqytetin). Beni përbën rrezik për atë se është ministër shembullor, dhe për faktin se te Beni më shumë se suksesi i tij, zbulohet keqqeverisja e 20 viteve të kaluara në shëndetësi”, ka shkruar Bislimi në ”Facebook”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button