66 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 66 raste aktive me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, komunat me numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19 janë Ferizaj me 22, Prizreni 13, Prishtina 10, Gjilani 8 e të tjera.
Të hënën në Kosovë janë konfirmuar 5 raste të reja me virusin, nga 223 testime të kryera.
Kurse janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë 148./21Media

Back to top button