Kina dërgon 30 avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit

Tajvani informoi se ka vendosur avionë luftarakë në gatishmëri për shkak të 30 avionë luftarakë të dërguar nga Kina në zonën e saj të mbrojtjes ajrore.
Incidenti i së hënës shënoi inkursionin më të madh që nga janari, shkruan BBC.
Kjo ndodhi disa ditë pasi Presidenti i ShBA-së, Joe Biden paralajmëroi Kinën kundër pushtimit të Tajvanit dhe në të njëjtën ditë kur një zyrtar amerikan vizitoi ishullin për të diskutuar sigurinë me udhëheqësit.
Kina ka rritur misionet e saj ajrore në muajt e fundit, duke pretenduar se ato janë stërvitje. Lëvizje të tilla kanë zemëruar Tajvanin dhe kanë rritur tensionet në rajon.
Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur, të cilën mund ta marrë me forcë nëse është e nevojshme./21Media

Back to top button