Kaloni te përmbajtja kryesore

Varadkar dhe Trudeau e rikonfirmojnë përkushtimin për marrëveshjen tregtare

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau dhe ai Irlandez Leo Vardakar e kanë përsëritur përkushtimin e tyre për marrëveshjen tregtare ndërmjet BE-së dhe Kanadës

Ata u takuan në Farmleigh House në Dublin gjatë ditës së dytë të vizitës tre ditore të kryeministrit kanadez Trudeau në Republikën e Irlandës.

I pari i Kanadës gjendet në Europë për samitin e G20-tës që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Zotëri Trudeau është mysafiri i parë ndërkombëtar i Vardakar -it.

Ai tha se marrëveshja sa i përket ekonomive gjithëpërfshirëse ndërmjet Kanadës dhe BE-së ka më shumë dobi sesa dobësi, dhe se të dyja shtetet, si Kanada ashtu edhe Irlanda janë të angazhuara për tregti të lirë.

Ai tha se do të bëjë një rritje më të madhe ekonomike dhe do të krijojë punë që paguhen shumë mirë nga të dyja anët e Atlantikut, andaj Kanada vetëm është duke e pritur që marrëveshja të hyjë në fuqi.

Njashtu e këshilloi kryeministrin Irlandez që në kabinetin e tij të angazhojë më shumë femra.

Të dy liderët folën për dobitë e migrimit dhe për hapjen e dyerve për emigrantët.

Kryeministri Kanadez e pati një takim biznesorë dhe një vizitë tek statuja përkujtimore e zisë në qendër të qytetit para darkës shtetërore të organizuar nga Zotëri Vardakar./21Media


     

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button