Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur në Prizren të enjten rreth orës 17:00, pas një fjalosjeje ku ishin të përfshirë 4 persona.

Deklarata e Policisë:

Sot, më datën 23.07.2026, rreth orës 17:00, është raportuar se në rrugën “Liman Shala” në Prizren ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga informacionet e para është kuptuar se, pas një fjalosjeje ndërmjet një personi të dyshuar në njërën anë dhe tre personave të tjerë në anën tjetër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të palës tjetër. Si pasojë e të shtënave, një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të gjithë personat e përfshirë në incident janë identifikuar. Përveç personit të lënduar, të tjerët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori I shtetit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave dhe sigurimit të dëshmive materiale.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button