67 aktakuza për 24 orë

 

Gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza, kundër 84 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 8 persona dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 4 personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 5 persona të dyshuar, ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 3 persona, si edhe ka ngritur 20 aktakuza kundër 25 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24-orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete, në Graçanicë.

Në Prizren, Prokuroria Themelore  ka ndaluar 1 person, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Edhe në Pejë, Prokuroria Themelore , ka ndaluar 1 person dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 20 aktakuza kundër 23 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 1 person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 9 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave, për vepra të ndryshme penale. Kurse, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 5 aktakuza kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale.

Back to top button