67 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza kundër 79 personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza kundër 79 personave, për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit për media me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katër persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur 37 aktakuza kundër 42 personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.
Back to top button