Ngjarjet e datës 28 maj

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” organizon Forumin 2026 me temë: Integriteti Zgjedhor përballë Kërcënimeve Hibride: Implikimet e Sigurisë nga Ndërhyrja e Huaj. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 09:30)
Demokracia në Veprim mban konferencë për media. Prezantohet misioni i DNV-së për monitorimin e zgjedhjeve të 7 Qershorit. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, ora 11:00)
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë, ora 15:00)
Nën patronatin e Komunës së Prishtinës, mbahet ceremonia përkujtimore me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.( Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 17:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushatën zgjedhore. (Salla 1 tetori, Prishtinë, ora 18:00)
Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj, hap fushatën zgjedhore. (Palestra Sportive “Bill Clinton”, Ferizaj, ora 19:30)
Aleanca hap fushatën zgjedhore. (Platoja e Parkut të Qytetit, Gjakovë, ora 19:45)
Partia Demokratike e Kosovës bën hapjen e fushatës zgjedhore. (Sheshi para komunës, Ferizaj, ora 20:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?