Kapet hajni i stolive në Prizren

Për veprën e vitit 2016 një person është arrestuar sot

Një i dyshuar është arrestuar sot për vjedhje të stolive në vlerë 7000 euro në Prizren më 15 tetor të vitit 2016.

“Me datën 15 tetor të vitit 2016, rreth orës 16:55 minuta, në një automjet në afërsi të marketit ‘Laja’ në fshatin Landovicë pati ndodhur një vjedhje e rëndë, me ç’ rast i dyshuari e kishte thyer xhamin e një veture dhe kishe marrë në mënyrë të kundërligjshme stoli të arta në vlerë prej rreth 7000 eurove. Në atë kohë hetuesit e Stacionit Policor ‘Veriu’ në Prizrenin kishin kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe kishin arritur që të gjenin pamje të marra nga një kamerë e sigurisë. Ndërkaq, sot, në mëngjes, në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ është arrestuar i dyshuari J.K. dhe i njëjti dërgohet në mbajtje ndërkaq provat materiale dhe shkresat e lëndës, me kohë janë dorëzuar në prokurorinë e shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Rajonit të Prizrenit.

 

Back to top button