Nënshkruhet udhëzimi administrativ për ndërrimin e patentë shoferit të huaj

Udhëzim Administrativ hynë në fuqi pas shtatë ditëve

Ministri në largim i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nënshkroi Udhëzimin Administrativ (MI) Nr. 16/2017 për dhënien e provimit për ndërrimin të patentë shoferit të huaj.

Me këtë Udhëzim Administrativ rregullohet procedura për dhënien e provimit për ndërrimin e patentë shoferit të huaj, në patentë shoferë të Republikës së Kosovës me përjashtim të atyre të përcaktuar në paragrafin 1 në nenin 97 të Ligjit Nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi.

Ky Udhëzim Administrativ, hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit, nga ana e ministrit të Infrastrukturës./21Media 

Back to top button