Ulqin, kosovarja mbytet duke i shpëtuar fëmijët

36 vjeçarja mbytet në plazh

Një grua nga qyteti i Prizrenit, Dua Dauti – Kadriu është ndarë tragjikisht nga jeta në Plazhin e Madh në Ulqin.

Dauti-Kadriu që me profesion ishte psikologe, ishte futur në ujë pasi dy fëmijët e saj po laheshin, derisa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha.

Sipas dëshmitarëve, ajo ka arritur t’i shpëtojë fëmijët, por vetë nuk kishte dalë nga uji.

Trupi i pajetë i saj është gjetur pas 3 orë kërkimesh./21Media

Back to top button