68 fëmijë të vrarë gjatë sulmit me bombë në Siri

Observatori  sirian i grupit të monitorimit për të Drejtat e Njeriut  tha se të paktën 109 shpërngulurit nga qytetet e  kontrolluara nga qeveria u vranë

Të paktën 68 fëmijë ishin në mesin e 126 njerëzve të vrarë në sulmin me bombë të shtunën në autobusët që transportonin të shpërngulurit nga qytetet e rrethuara në Siri, thonë aktivistët.

Një automjet i mbushur me eksploziv goditi konvojin pranë Aleppos, shkruan BBC.

Observatori  sirian i grupit të monitorimit për të Drejtat e Njeriut  me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se të paktën 109 shpërngulurit nga qytetet të kontrolluara nga qeveria u vranë, së bashku me punonjësit humanitarë dhe ushtarë rebelë.

Shumë të tjerë u plagosën në këtë sulm.

Back to top button