Gjarpëri la qytetin pa energji

Shkaktari i ndaljes së rrymës u identifikua një gjarpër

Rreth orës 11: 30 të ditës së premte u çkyq linja 35 kV Shkozet – Kavajë si pasojë e një defekti, i cili la pa energji elektrike abonente private dhe familjare, pranë Malit të Robit, etj.

Brigadat e OSHEE të Tensionit të Lartë nisën të kontrollojnë zonën dhe identifikuan defektin te një kabinë private pranë zonës së Shkallnurit.

Shkaku i defektit në kabine ishte një gjarpër, i cili kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kV, duke sjellur çkyqje të të gjithë linjes disa kilometra të gjatë Shkozet – Kavaje. Tani kabina është futur në pun, derisa energjia është rikthyer në të gjithë zonën.

Back to top button