691 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Procesi i vaksinimit në Kosovë po vazhdon. Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinave. Ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 691 mijë qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës. Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.
Ndërsa dje ekipet mobile të vaksinimit kanë filluar vaksinimin edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, kurse në ditët e ardhshme të njëjtat do të qëndrojnë edhe në qytetet tjera për të qenë sa më afër qytetarëve që dëshirojnë të vaksinohen pa procedura të pritjes./21Media

Back to top button