7 kapitenë të FSK-së certifikohen në Shqipëri

Minstri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sonte deklaroi se përfundoi Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me ç’rast në mesin e 30 Kapitenëve kursantë, u certifikuan me sukses të lartë edhe 7 kapitenë nga FSK-ja.
Ministri bëri të ditur se kursi ka për qëllim përgatitjen dhe kualifikimin e oficerit në pozicione të ndryshme të shtabeve të njësive brenda forcave si dhe në kuadër të shtabe të task-forcave shumëkombëshe të strukturave të NATO-s.
“Urime të diplomuarëve e suksese në detyra e karrierë në të ardhmen. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, shkroi Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button