Që nga gjysma e parë e muajit mars të vitit të kaluar kur u paraqiten rastet e para me Covid-19 në Kosovë, u regjistruan 1 mijë e 534 raste të vdekjes në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe i lartë ka qenë edhe numri i personave të infektuar me Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 63 mijë f 433 raste nga 258 mijë e 636 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërsa që nga pranvera e vitit të kaluar u shëruan 54 mijë e 891 persona.

Gjatë raporteve të fundit të publikuara dje nga IKSHPK, u raportuan edhe 344 raste të reja në ditë nga 2 mijë e 281 mostra të testuara, kurse u regjistruan dy raste të vdekjes.

Aktualisht janë të konfirmuar edhe 7 mijë e 8 persona që bartin Covid-19.

Në anën tjetër Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCovid. Me këtë vendim, për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objektet e fakulteteve, me prani fizike dhe jo online. Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomikë në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00./21Media