Ngjarjet e datës 12 shkurt

 

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do të nënshkruajë Marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë Sllovake për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SAIDC). (Ministria e Shëndetësisë, ora 09:00)

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mban disa aktivitete përmbyllë fushatën zgjedhore

Agjenda:

09:30 – Vizitë Bashkësisë Islame të Prishtinës

11:00 – Lipjan – Takim zgjedhor (Restaurant “Rozafa”)

13:00 – Podujevë- Takim zgjedhor (Restaurant “Hareja” afër stadiumit të qytetit)

16:00 – Prishtinë – Tubimi Përmbyllës i Fushatës (Pallati i Rinisë)

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), mban konferencë të përbashkët për medie me të gjitha Institucionet nënshkruese të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor në lidhje me përgatitjen e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Hotel “Sirus”, Prishtinë, ora 10:00)

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit organizojnë seminari me temën “Auditimi dhe sfidat në realitetin e ri në Kosovë”. (Fakulteti Ekonomik, ora 10:00)

Dorëzimi i Padisë kundër Vendimit për Leje Mjedisore për “Parkun e Aventurave” në Germi të Komunës së Prishtinas. (Para Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)

Avokati i Popullit Naim Qelaj viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunim me Artan Nimani, rektor i Universitetit. (Rektorati i Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë, ora 11:30)

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, mban tubime me qytetarë në Vushtrri dhe Podujevë.

Agjenda:

Ora-16:00 – Tubim zgjedhor. (Shtëpia e Kulturës, Vushtrri)

Ora-17:30 – Tubim zgjedhor. (Restaurant Artela, Podujevë)

Back to top button