7 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 34 pacientë nga Covid-19, prej tyre 6 të konfirmuar me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-Covid-19.
ShSKUK njofton se 7 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 33 raste të reja me COVID.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 669 mijë e 230 doza të vaksinës. Ndërsa, 781 mijë e 351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese./21Media

Back to top button