Koncert në TikTok për Vitin e Ri

 
Këngëtarët Charlie Puth, Kali Uchis dhe Rico Nasty do të interpretojnë për fansat e tyre live në natën e Vitit të Ri. Ata që do ta shënojnë ardhjen e Vitit të Ri në shtëpi, këta artiste do të kenë shansin t’i ndjekin live në TikTok.
Të tre artisët kanë lënë gjurmë me performimet e tyre në TikTok vitin që po lëmë pas, andaj edhe u përzgjodhën për interpetim për këtë natë.
Puth ishte njëri prej artistëve më të ndjekur në Tik Tok gjatë 2021-tës, Kali Uchis, me këngën Telepatia u bë artistja më e ndjekur në këtë rrjet social, e edhe reperja energjike Rico Nasty, e cila realizoi hitin “Smack a Bitch”, po ashtu është njëra me profilin më të ndjekur në TikTok, me 1.8 milion ndjekës.
Secili prej artistëve do të performojë live nga kate të ndryshme në TikTok Towers— aparatment ky në të cilin do të organizohet koncerti.
Veç performancave të këtyre artistëve, në këtë koncert do të paraqiten edhe persona të tjerë të popullarizuar në TikTok, përfshirë këtu blogerë të modës.
TikTok, i cili çdo muaj ka mbi 1 miliard shfrytëzues, ka provuar dhe provon në vazhdimësi që të shtojë numrin e ndjekësve. Ai ka provuar të shtojë ndikimin në botë me performanca të ndyshme live gjatë vitit, përfshirë këtu me performacat nga Justin Bieber e J Balvin.
Në këtë rrjet social ka pasur edhe intervista me artistë të njohur, si Demi Lovato e Pink.
Sipas katalogut të përgjithshëm të TikTok-ut, në mesin e artistëve më të mirë për vitin që po lëmë pas ishin: Megan Thee Stallion, Doja Cat, PoppHunna, Olivia Rodrigo, Cardi B, YungManny, Soulja Boy, Drake, Kevin Gates e Coi Leray.
Artistët Charlie Puth, Kali Uchis, Rico Nasty në Tiktok live në natën e Vitit të Ri do të interpretojnë nga ora 6 deri në 7:15 pas dite./21Media

Back to top button