7 persona shoqërohen në Polici pas rrahjes në aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka shoqëruar shtatë persona për në stacion, pasi të njëjtit u përfshinë në një rrahje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button