Parashikimi i motit për pesë ditët e para të Majit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), java e ardhshme pritet të mbajë mot i ndryshueshëm por relativisht i qetë.

E hënë– Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

E martë– Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara parashihen mundësit për shkarkime rrufesh.

E mërkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

E enjte– Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

E premte– Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante me të ditës së enjte. Në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit./21Media

Back to top button