Kaloni te përmbajtja kryesore

7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.
Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button