7 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, janë bërë 3 mijë e 109 testime dhe janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë nga: 8 në Shkup, 2 në Kumanovë dhe nga një në Tetovë, Gostivar, Strugë, Manastir, Gjevgjeli dhe Sveti Nikole.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 38 pacientë, ndërsa 7 pacientë e kanë humbur jetën.

Viktimat janë nga: 2 nga Shkupi dhe nga një ka në Tetovë, Manastir, Kërçovë, Kavadar dhe Koçani.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni gjithsej janë diagnostifikuar 155 mijë e 379 pacientë, ndërsa prej tyre 148 mijë e 910 janë shëruar dhe 5 mijë e 442 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive është 1 mijë e 27./21Media

Back to top button