54 pacientë të hospitalizuar me COVID-19

 

Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 54 pacientë me COVID-19.

”Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftimin e  SHSKUK-së.

Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 2 prej tyre në gjendje të rënduar, 27 të konfirmuar me COVID-19, 71 me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive janë 26 pacientë, ndërsa në klinikën e Pulmologjisë 61 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 44 pacientë, 27 të konfirmuar me COVID-19, 25 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit 7 pacientë, Spitali i Gjakovës 4 pacientë, Spitali i Pejës 16 pacientë, Spitali i Gjilanit 8 pacientë, Spitali i Ferizajt 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës 2 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 5 pacientë.

Back to top button