7 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit, shtatë qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa janë konfirmuar 342 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 249 testime të kryera.
Rastet pozitive janë konfirmuar në : Shkup 135, Manastir – 35, Veles – 17, Prilep, Kavadar dhe Berovë – 16, Ohër – 15, Kumanovë – 13, Strumicë – 10, Shtip – 9, Koçani dhe Gjevgjeli – nga 8, Shën Nikollë dhe Resnjë – nga 6, Radovishi dhe Vallandova – nga 5, Dellçeva – 4, Gostivari, Kërçova, Negotino, Kriva Pallanka, Probishtip dhe Kratovë – nga 2, Tetova, Struga, Vinica, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Dojran – nga 1.
Gjatë këtyre orëve janë shëruar 348 pacientë.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni është 8 mijë e 37./21Media

Back to top button