Rrahje në Emergjencë, Policia i shoqëron në stacion dy persona

Dy persona janë përfshirë në një mosmarrëveshje në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ai ka treguar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:00.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci.
Në media po raportohet se mosmarrëveshje kanë pasur një ortoped dhe një infermierë, por nga Policia nuk kanë konfirmuar se kush ishte përfshirë në këtë incident./21Media

Back to top button