7 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë kryer 4 mijë e 139 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 647 qytetarë.
Kurse 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastra, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç.
Janë shëruar 964 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158 mijë e 574 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar./21Media

Back to top button