7 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 4 mijë e 81 testime të kryera janë konfirmuar 451 raste të reja me COVID-19.
Nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin shtatë qytetarë: dy nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, një 58-vjeçe nga Elbasani, një 64 vjeçe nga Vlora, një 70-vjeç nga Kavaja, një 78-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Gjirokastra.
Ndërkaq, janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148 mijë e 117.
Aktualisht në gjithë Shqipërinë janë 12 mijë e 700 raste aktive me COVID-19, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar./21Media
 

Back to top button