7 viktima nga zjarri masiv në Algjeri

Të paktën shtatë është numri i viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarreve në Algjeri, kanë bërë të ditur autoritetët.
Fotografitë të cilat kanë qarkulluar në rrjete sociale, shihen zjarret masive të cilat kanë shkaktuar edhe dëme materiale të mëdha.
Algjeria është vendi i radhës, pas Greqisë, Turkisë dhe Qipros, që u godit nga zjarret të cilat u cilësuan si katastrofë natyrore.
Meteorologët në vend kishin bërë të ditur se temperaturat do të arrinin shifrën prej 46 gradë Celsius.
Zona më e prekur deri më tani është Tizi Ouzou.
Zjarre të mëdha janë raportuar edhe në Ait – Yenni, Azazga, Jijel dhe Yakourene.
Policia gjithashtu ka arrestuar tre persona si të dyshuar që ndezen disa nga zjarret./21Media

Back to top button