7-vjeçarja e plagosur nga sulmi me raketa iraniane i nënshtrohet operacionit

Vajza 7-vjeçare e cila mbeti e plagosur rëndë gjatë rrëzimit të një rakete të gjuajtur nga Irani mbrëmë i është nënshtruar një operacioni për një plagë të rëndë në kokë, thotë Qendra Mjekësore Soroka.

Raportohet se ajo u plagos pasi predha nga një raketë e përgjuar ra në shtëpinë e familjes së saj.

Vajza, e cila është nga një qytet beduin, aktualisht ndodhet në një njësi të kujdesit intensiv, raporton Times.

Izraeli thotë se ka kapur shumicën dërrmuese të raketave të lëshuara në të, por ka pasur një numër të vogël goditjesh në tokën e tij, duke përfshirë bazën e Forcave Ajrore Nevatim në Izraelin jugor, e cila kishte dëmtime të vogla në infrastrukturën e tij./21Media

Back to top button