70 fermerë ndihmohen me mëshqerra

Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me organizatën bamirëse “Islamic Relief”, gjatë ditës së sotme kanë ofruar përkrahje për 70 fermerë të kësaj komune.
Nga buxheti i komunës si dhe i organizatës në fjalë, fermerët janë përkrahur me mëshqerra, ku vlera totale e këtij granti është mbi 100 mijë euro.
Para përfituesve të këtyre granteve, i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, duke falënderuar donatorin për ndihmën e ofruar, ka bërë të ditur se ditët në vazhdim do të bëhet edhe shpërndarja e granteve të tjera.
“Krahas këtij granti, për fermerët e komunës sonë, jemi në prag të përfundimit të procedurave edhe për shpërndarjen e 74 serrave si dhe përkrahjen e 32 familjeve me pula dhe kotec”, ka thënë Jashari.
Jashari, tutje është shpreh i lumtur për faktin që Komuna e Skenderajt për vitin 2022 planifikohet të ndajë grante në vlerë 500 mijë euro.
“Jam i lumtur që si komunë edhe për vitin që vjen kemi ndarë 200 mijë euro buxhet për grante dhe bashkë me donatorët janë planifikuar të ndahen grante në vlerë mbi 500 mijë euro”, ka theksuar Jashari./21Media
 

Back to top button