70 mijë euro për shënimin e “17 shkurtit”

 

Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ.

Këshilli Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë do të ketë këtë përbërje:
1. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;
2. Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;
3. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;
4. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe
5. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar;

Po ashtu janë ftuar që të dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill:
1. Përfaqësues, Zyra e Presidentit, anëtar;
2. Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;
3. Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar;
4. Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;
5. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe
6. Përfaqësues të OJQ-ve./21Media

Back to top button