UP s’ka vendim për fillimin e ligjëratave fizikisht

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë vendim për fillimin e semestrit të dytë fizikisht.

njoftim thuhet se deri më tani UP nuk ka pranuar ndonjë shkresë zyrtare nga instancat përgjegjëse për ndryshim të organizimit të procesit mësimor në UP, në rrethanat e pandemisë Covid-19.

Tutje thuhet se në adresën e UP-së nuk është përcjellë ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët

Mbrëmë Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka bërë një njoftim se janë në pritje të vendimit të Qeverisë së Kosovës për miratimin e kërkesave të tyre për fillimin e ligjëratave në fakultet, lirimin e studentëve nga pagesa, lirimin e 50% të të gjithë studentëve të nivelit Master si dhe lirimin e 50% të gjithë studentëve të doktoratës./21Media

Back to top button