70 milionë njerëz në vit atakohen me dëmtime dhe lëndime traumatike të trurit

Po mbahet dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë, me fokus në temën “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”.

Kjo ngjarje madhështor i mjekësisë që u organizua për herë të parë në Kosovë, iu dha mundësinë dhjetëra profesionistëve shëndetësorë të Neurokirurgjisë, Neurologjisë, Radiologjisë dhe jo vetëm, të ndajnë hulumtimet dhe punimet e tyre me tema me rëndësi për shëndetin e pacientëve.

Menaxhimi i lëndimit traumatik të trurit, në orët e para pas lëndimit, menaxhimi i stenozave asimptomatike të arterieve karotide, diagnostikimi dhe menaxhimi i okluzioneve tandem në Strokun Akut Iskemik, roli i një kardiologu në menaxhimin e goditjes ishemike në tru, janë disa nga temat të cilat u prezantuan nga doktorë të fushave përkatëse.

Anesteziologu, Fatos Sada derisa foli për menaxhimin e lëndimit traumatik të trurit, në orët e para pas lëndimit, tha se me rritjen e teknologjisë dhe mjeteve të transportit dëmtimi raumatik i trurit në ditët e sotme, ka marrë përmasa shumë të mëdha.

Ai nënvizoi se sipas disa punimeve, diku 75 milionë njerëz në vit, atakohen me dëmtime dhe lëndime traumatike të trurit.

Sada potencoi se lëndimet e trurit e kanë goditjen fillestare që rezulton me dëmtimin direkt të neuroneve dhe enëve të gjakut, por që nuk përfundon vetëm me aq.

Ai thekson se sot përpos dëmtimit traumatik të trurit, për shkak të moshës së shtyrë tek shumë njerëz, ekzistojnë shumë sëmundje të ndryshme, për cak shtoi se kjo bën menaxhimin e dëmtimeve të trurit më kompleks sesa normalisht.

“Me rritjen e teknologjisë dhe mjeteve të transportit dëmtimet raumatik i trurit në ditët e sotme ka marrë përmasa shumë të mëdha. Sot konsiderohet se sipas disa punimeve që diku 70 milionë njerëz në vit, atakohen me dëmtime dhe lëndime traumatike të trurit. Ka disa punime që tjera që thonë 25 deri 70 milionë, por njëri prej tyre është që 70 milionë njerëz Brenda vitit atakohen. Cak është interesant se bota njerëzimi po plaket, sot përpos dëmtimit traumatik të trurit, për shkak të moshës së shtyrë kemi tek këta persona kemi shumë sëmundje të ndryshme. Kështu e bën menaxhimin e dëmtimeve të trurit më kompleks sesa normalisht…Kur kanë dalur udhërrëfyesit për trajtimin menaxhimit të lëndimeve të trurit rezultatet kanë qenë shumë impresive, të mirë mirëpo pas këtyre gojëdhënave kohëve të fundit që s’kemi pasur zbulime të reja në këto 15-20 vitet e fundit ka ngecje në rezultatin klinik dhe në mortalitetin e pacientëve me lëndime të mëdha të trurit…Lëndimet e trurit e kanë goditjen fillestare që rezulton më dëmtimin direkt të neuroneve dhe enëve të gjakut. E dimë që nuk përfundon këtu është kaskatë komplekse e mekanizmave sekondar që sistemi qendror nervor është shumë i ndijshëm”, tha Sada.

Ndërkaq, radiologu Klodi Caci prezantoi hulumtimin e kolegut të tij, doktor Fatmir Bilaj me temën “Floë diverter në trajtimin eaneurizmave cerebrale”.

Caci tha se trajtimi fillestar i aneurizmave cerebrale nisi nga fundi i vitit 70’ nga neurokirurgjia. Ai shtoi se metoda klasike ishte klangotomia, zbulimi i aneurizmës dhe vendosja e një kapse në nivel të qafës së aneurizmave për ta përjashtuar atë nga qarkullimi.

Përveç kësaj, Caci potencoi se më vonë u zbuluan edhe metoda të tjera, por që të njëjtat kishin mangësi sipas neurokirurgëve, duke përfshirë rivaskularizimin dhe rikanalizimin i aneurizmës.

Metodë tjetër, Caci përmendi atë me balon të asistuar i cili rrit sigurinë për trajtimin e aneurizmave.

“Trajtimi fillestar i aneurizmave cerebrale nisi nga fundi i vitit 70’ nga neurokirurgjia. Metoda klasike është klangotomia, zbulimi i aneurizës dhe vendosja e një kapse në nivel të qafës së aneurizës për ta përjashtuar atë nga qarkullimi. Metodat endovaskulare nisin rreth vitit 91’, kur Gurieli prezantoi për herë të parë (koilat detashus)…Po me kalimin e kohës u pa që edhe ajo kishte të metat e saj. Një nga të metat kryesore, të paktën thotë doktor Fatmiri, të paktën në sytë e neurokirurgëve ishte rivaskularizimi, rikanalizimi i aneurizës. Që do të thotë se koinet me kalimin e kohës kompaktësohen, humbasin volumin…Gjithashtu është parë që aneurizmat e mëdha, me qafë të gjerë, fuziformë ishin me rezultate jo të mira ose të pa mundura për tu trajtuar me metodën klasike. U shpikën metoda tjera siç ishte metoda me balon të asistuar i cili rriti sigurinë për trajtimin e e aneurizmave mekoin, sepse baloni vendoset në qafë të aneurizmës, ndihmon në paketimin më të mirë të koineve, parandalon komplikacionet e rënda…Më vonë u mendua për tu përdorur stentat, stenatat e para që u përdorën ishin stentat kardiak sepse ata ishin mjaftueshme elastik për t’u nagviguar, vendoseshin në nivel të qafës por u pa që nuk arrinin do të përjashtonin aneurizmën nga fluksi”, tha Caci.

Përveç këtyre, gjatë kësaj konferencë u fol edhe për menaxhimin e stenozave asimptomatike të arterieve karotide.

Neurologu Emir Raci tha se për çdo vit ndodhin përafërsisht rreth 6 milionë stokë në të gjithë botën, ku 10-15 për qind e tyre janë për shkak të stenozave karotide.

Ai potencoi se ateroskleroza karotide ekstrakraniale përfshinë origjinën e arteries karotide interne dhe më shpesh bifurkimin e arteries karotid.

“Për çdo vit ndodhin përafërsisht rreth 6 milionë stokë në të gjithë botën, 10-15 për qind e tyre janë për shkak të stenozave karotite. Mbi 50 për qind menaxhimi i stenozave mund të përfshijë rivaskularizimin e endatotominë, stentimi i arteries karotide apo terapia medikamentoze. Të treja këto janë versione të trajtimit të stenozave karotide të moderuara apo të rënda…Zgjedhja më mirë për pacientët është e diskutueshme, do të shohim ku ndodhin më shpesh stenozat karotide. Ateroskleroza karotide ekstrakraniale më shpesh ndodhë në origjinën e arteries interne, dhe më shpesh në bifurkimin karotid. Sa i përket prevalencës të ndara në grup mosha, dhe gjini në meshkuj dhe femra. Nën 50 vjeç, duke i ndarë në stenoza të moderuara dhe preokuzive. Nën 50 vjeç, nuk kemi stenoza të arterieve karotide tek femra, më pas fillon një barazi nga 50 deri në 59 vjeç të prevalencës më pas tek burrat dyfishohet dhe shkon duke u rritur në moshën 70 sa i përket edhe mobilitetit më të lartë që kanë burrat, që shkon në dyfishin në krahasim me gratë”, potencoi Raci.

Konferenca Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë, me fokus në temën “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”, bëri bashkë mbi afro 100 doktorë, specialistë dhe specializantë të ORL-së, Neurokirurgjisë, Neurologjisë dhe Radiologjisë nga të gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm.

Dje në ditën e parë të kësaj konference morën pjesë edhe dy emra të shquar të neurokirugjisë botërore, Shefi i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervenciouese në Departamentin e Neuroradiologjisë në Lariboisier në Paris, Emmanuel Houdart dhe Mentor Petrela, i cili është klasifikuar ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë.

Back to top button