70 pacientë po trajtohen në spitale nga Covid-19

70 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor nga Covid-19 në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Raporti i datës 4 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 16 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 8 pacientë, Spitali i Gjakovës, 13 pacientë, Spitali i Pejës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Prizrenit, 1 pacient.
Aktualisht janë 10 mijë e 288 raste aktive me COVID-19 në Kosovë./21Media

Back to top button