70 raste aktive me Covid-19 në vend

Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 70.
Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u regjistruan shtatë raste të reja me Covid-19.
Numri i të shëruarve në këtë periudhë kohore është 25.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.964 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,256 qytetarë.
Deri më sot 824.630 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.111 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19./21Media

Back to top button