700 euro gjobë për thertoren që gjakosi lumin

Një thertore ka ndotur lumin në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit.
Pamjet që u publikuan në rrjetet sociale, tregojnë se nga mbetjet e kafshëve e mbushën me gjak lumin.
Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, ka thënë për rtv21.tv se inspektorët kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi i kanë siguruar dëshmitë (fotografi dhe video) nga palët ankuese.
“Është konstatuar se ndotja e ujit të lumit me gjak dhe mbetje fundrrinore është bërë gjatë trajtimit të ujerave të impiantit të një thertore në afërsi”, ka thënë Hyseni.
Tutje, Hyseni ka bërë të ditur se inspektorët kanë shqiptuar gjobë konform Rregullores komunale në vlerë prej 700 euro./21Media

Back to top button