Mbi 400 njerëz të zhdukur nga Hostomeli, thonë zyrtarët lokalë

Zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 400 njerëz janë të zhdukur nga qyteti Hostomel.

Zyrtari lokal, Taras Dumenko tha se shumica e trupave të banorëve të Hostomel u gjetën në fshatrat fqinje dhe në qytetin e Bucha.

Ai u shpreh se rusët duhet të kenë rrëmbyer njerëz dhe i kanë marrë, shumë prej tyre për t’i pushkatuar, raporton agjencia e lajmeve Interfax Ukraine./21MediaHarta që tregon zonat e kontrollit të Ukrainës rreth Kievit

Back to top button