72 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

72 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë shëruar 9 pacientë.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej 982.469 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut prej fillimit të epidemisë është 156.452, numri i pacientëve të shëruar është 150.371, i të vdekurve 5.493, ndërsa numri i rasteve aktive është 588, shkruan TV21./21Media

Back to top button