Rrugët në Athinë po digjen!

Temperatura tejkaloi 55 gradë celsius!
Greqia si shumë vende të Evropës po digjet nga i nxehti. Vlerat më të larta të temperaturave u regjistruan në asfalt dhe çatitë e ndërtesave të vjetra me njësi ajri të kondicionuar (mbi 60 °C), dhe vlerat më të ulëta në fasadat e ndërtesave të reja dhe shatërvanin e ri në sheshin “Omonia” (deri në 35 ° C), në Athinë.
Fluturimet me dron mbi Akropolin dhe sheshin “Omonia” duke përdorur një aparat termik u kryen nga ekipi i Up Stories në bashkëpunim me meteo.gr ditën e sotme.
Nga të dhënat e fundit, në Shkëmbin e Shenjtë të Akropolit, temperatura e tokës tejkaloi në nivel lokal 55 ° C, si dhe në qendrën historike të Athinës, në Omonia. Në të njëjtën kohë, temperatura e ajrit sipas stacioneve meteorologjike të Observatorit Kombëtar të Athinës / meteo.gr në qendër të Athinës ishte rreth 36-37 ° C.
Këto temperatura janë të ulëta në krahasim me Tiranën, ku aktualisht temperatura është 41 gradë celsius dhe në vende të tjera ka shkuar deri në 42-43 gradë celsius, raporton Dritare.net.
Po të matet temperatura e tokës, e çative të ndërtesave këtu në Tiranë shkon më shumë se 60 gradë celsius.

Back to top button