72 vjet nga themelimi i teatrit “Migjeni”

Dje është shënuar 72 vjetori i themelimit të Teatrit ” Migjeni” në Shkodër.
Trupa profesioniste e teatrit “Migjeni” u krijua me 24 Nëntor 1949, në zbatim të vendimit nr. 572 të Këshillit të Ministrave të asaj kohe dhe përbëhej nga një regjisori Andre Skanjeti.
Gjithashtu, kishte tetë aktorë profesionist; Çezarina Çiftja, Antonjeta Fishta, Vitore Nino, Adem Kastrati, Ndoc Deda, Ndrek Prela, Paulin Lacaj dhe Tef Krroqi. Dymbëdhjetë aktorë amatorë; Tinka Kurti, Bahrije Mani, Fadile Mustafa, Zef Jubani, Lin Gjoni, Enrik Prendushi, Gjovalin Çarkashija, Halim Kali, Kolec Tarfuku, Çesk Vuksani, Muhamet Ulqinaku.
Premiera e parë u dha, më 26 Maj të vitit 1950.
Gjatë 71 viteve, kjo trupë ka realizuar 226 premiera, me një mesatare prej 3.01 në vit. Nga këto 228 premiera ishin 138 drama, 66 komedi, 7 teatër poetik, 4 monodrama, 10 drama dhe 1 komedi për fëmijë. Në 72 vite kanë interpretuar 96 aktorë profesionist ( nga ke këto 34 aktore femra), dhe 282 aktor amator.
Në 228 premierat kanë kontribuar 70 dramaturg shqiptar (nga këto 1 grua), 45 regjisor (nga këto 5 regjisore) 46 skenograf (nga këto 2 skenografe), koreograf, 9 kostumograf (nga këto 7 kostumografe).
Ky numër është më i madh në realitet, por, para viteve 90 kostumet i kanë dizenjuar skenografët dhe nuk janë shenuar në posterat e shfaqjeve.

Back to top button