190 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga qeveria.
Shkak i mosrespektimit të masave policia në 24 orët e fundit ka shqiptuar 190 gjoba.
Ndërkohë në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat antiCOVID-19 që u vendosen në muajin shtator.
Në 24 orët e fundit siç njofton Ministria e Shëndetësisë nga 1 mijë e 575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dje në raportin e tyre bëri të ditur se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar,  44 pacientë, prej tyre 15 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 29 janë të shtrirë si post-COVID./21Media 

Back to top button