722 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Ministria e Shëndetësisë njofton, se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 722 raste të reja pozitive me Covid-19, nga 3.701 testime të realizuara.

Në po të njëjtën periudhë janë regjisruar 9 viktima dhe vetëm 186 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 106.832 raste pozitive me Covid-19. Prej tyre jetën e kanë humbur 3.185 pacientë, ndërkaq janë shëruar 94.461. Raste aktive janë 9.186/21Media

Back to top button